Advertisement

Heroi i heshtur i Thumanes, rrefen si nxori 8 persona nga rrenojat| ABC News Albania

Heroi i heshtur i Thumanes, rrefen si nxori 8 persona nga rrenojat| ABC News Albania Astrit Vlashi është ndër heronjtë e heshtur të Thumanës, i cili ka shpëtuar të paktën 4 persona, nga 8 që ka nxjerrë nga rrënojat e tërmetit.

Për mikrofonin e ABC News, në një intervistë të realizuar nga gazetari Andi Qosja, dhe operatori Ndriçim Maku, ai tregon momentet e operacionit, dhe si arriti të komunikonte me personat e bllokuar për orë të tëra nën rrënoja.

“Sapo erdha në Thumanë, menjëherë pas tërmetit, kur kam mbërritur këtu gjeta një fëmijë duke bërtitur, nuk e shihja, vetëm i dëgjoja zërin. “O xhaxhi... xhaxhi...”, e pastrova me dorë, dhe i hapa sytë. U bëmë 3-4 vetë me lopata, me kazma, me leva, me duar, e nxorrëm fëmijën të parin. Më pas dëgjova të bërtiturat edhe të një vajze, i thashë që mos u mërzit se erdha. Nxorrëm edhe vajzën, por di që ka këputur një gisht. Kam nxjerrë të gjallë nga rrënojat 4 vetë dhe të vdekur 4 të tjerë....”, tha Astriti./abcnews.al

abc news,heroi astrit vlashi abc news albania,termeti,thumane,astrit vlashi,heroi,heshtur,rrenojat,abcnews.al,

Post a Comment

0 Comments